Si e ‘fshehin’ divorcin nga Renée, Robert Berisha dhe Nora Istrefi

" "

Edhe pse për divorcin e Robert Berishës dhe Nora Istrefit është folur gjerë e gjatë, duket se ish-çifti i mirënjohur ka akoma për të treguar. Dy artistët kanë mbetur miq të mirë për hir të vajzës së tyre, Renée, madje takohen shkojnë me pushimebashkë, hanë dreka e darka aq sa vogëlushja akoma s’e ka kuptuar që ata s’janë më bashkë.

Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, Roberti tha se situata mes tyre është arritur të menaxhohet aq mirë, sa vajza e tyre nuk e di se janë të divorcuar.

“E kam menaxhuar aq mirë, sa goca nuk e di fare që ne jemi të divorcuar, dhe nuk e ka kuptuar që nuk jemi bashkë. Ne thjesht nuk bashkëjetojmë me një shpi, ne edhe pushimet i bëjmë bashkë. Kur vjen puna me qenë e lumtur goca ajo është primare”, tha Berisha, duke shtuar se duhet hequr dorë nga këto mendësi.

“Mendoj që duhet të harrohet ky mentalitet, këto komplekse të shqiptarëve, që kur të ndahesh nuk ke të drejtë as komshiut të gruas me i folë”, tha këngëtari.

LEXO EDHE:

Back to top button