Më 3 korrik 1971 vdiq legjendar Jim Morrison

Më 3 korrik 1971 vdiq legjendar Jim Morrison

Në këtë ditë, 3 korrik 1971, vdiq rockeri i famshëm Jim Morrison.

Ai lindi James Douglas Morrison më 8 dhjetor 1943, në Melburn, Florida dhe është me origjinë irlandeze dhe skoceze.

Morrison ishte një këngëtar, kompozitor, shkrimtar dhe poet dhe drejtuesi i grupit The Doors. Ai konsiderohet si një nga liderët më karizmatikë në historinë e muzikës rock, dhe në përgjithësi. Vetë grupi konsiderohet të jetë një nga grupet më me ndikim në një kuptim më të gjerë, jo vetëm nga këndvështrimi muzikor. Morrison është autor i disa librave me poezi, dokumentarë dhe filma të shkurtër, si dhe videoklipe për këngët “The Unknown Soldier” dhe “People are Strange”. Vdekja e Morrison në moshën 27-vjeçare në Paris tronditi fansat e tij në mbarë botën. Mënyra se si ndodhi vdekja dhe varrimi i fshehtë janë objekt spekulimesh të ndryshme dhe marrin një pjesë të madhe në të gjithë mistikën që lidhet me emrin e tij edhe sot e kësaj dite.

LEXO EDHE:

Back to top button