Më 9 qershor votimi për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë Ilir Metës

Konferenca e Kryetarëve në Shqipëri caktoi sot datën e votimit të kërkesës për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta. Komisioni hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga presidenti Ilir Meta miratoi më 28 maj raportin përfundimtar. Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni se tha draft-raporti përfundimtar është i ndarë në përmbledhje ekzekutive të raportit, renditja e fakteve, hapat ligjorë, hapat procedurialë, aktet e administruara në procesin hetimor dhe vlerësimi i komisionit e rezultatet e hetimit. Pas përfundimit të mbledhjes në konferencë për media doli Taulant Balla nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i cili tha se nisma për shkarkimin e presidentit erdhi si pasojë e nevojës për të çliruar këtë institucion të rëndësishëm nga peng marrja dhe abuzimi me detyrën.

“Kemi rënë dakord që seanca për shqyrtimin e raportit dhe më pas votimin të mbahet më 9 qershor, ku kemi darkordësuar dhe kohën për diskutim të deputetëve për të vijuar me procedurën e shkarkimit. Iniciativa për shkarkimin e presidentit ka ardhur si një nevojë për të çliruar presidencën nga një pengmarrje dhe nga një abuzim i patolerueshëm me detyrën. Procedura për presidentin e ri do të kërkojë kohën e vet dhe pse jo të jetë pjesë e një pakete bashkëpunimi me opozitën e re që do të kthehet në kuvend më 9 shtator”, deklaroi Taulant Balla, Partia Socialiste.

LEXO EDHE:

Back to top button