“Me pasaportë të vjetër nuk mund të votohet”

“Me pasaportë të vjetër nuk mund të votohet”

Avokati i Popullit tha se një grupi të madh të qytetarëve u shkelet e drejta për të marrë pjesë në procesin e votimit, për shkak se nuk kanë letërnjoftime e pasaporta, ose kanë pasaporta me emrin e vjetër të shtetit, shkruan Alsat.

Ai i bëri thirrje Qeverisë qe të detektojë këtë grup të qytetarëve dhe tu japë prioritet në procesin e pajisjes me letërnjoftime.

“Është problemi në dukje i shkeljes së të drejtave të qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e votimit. Vetë ministri teknik paralajmëroi se ky problem mund të jetë shumë serioz, ai përmendi një shifër prej 100 mijë qytetarë, të cilët kanë mbushur 18 vjet, ose do të mbushin deri në datën e votimit, dhe nuk kanë letërnjoftime, nuk kanë as pasaportë, ose kanë pasaportë, mirëpo është joligjore sepse është me formularin e vjetër. Apeli im, rekomdanimi im deri te Qeveria është, që në një nga mbledhjet e ardhshme të ulet dhe ta trajtojë këtë problem dhe të krijojë prioritet. Ta detektojë sasinë e qytetarëve që nuk posedojnë kështu dokumente dhe të krijojë prioritet në fotografimin dhe dhënien e letërnjoftimeve”, tha Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

LEXO EDHE:

Back to top button