Me rishikimin e buxhetit do të shkurtohen rreth 50 milionë euro

Me rishikimin e buxhetit do të shkurtohen rreth 50 milion euro, në vend të 160 siç u paralajmërua nga Kryeministri Zoran Zaev për pakon e katërt të masave ekonomike. Kjo është vetëm 30% e shumës së paralajmëruar fillimisht, paratë e tjera, Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në emisionin Magazina Ekonomike tha se do të sigurohen me huamarrje shtesë nga bankat e brendshme tregtare. Kjo do të thotë që deficiti buxhetor do të thellohet, por gjatë këtij konstatimi Bytyqi vetëm ngriti supet.

“Ne do të përpiqemi të shkurtojmë tridhjetë për qind të 160 milion eurove nga shpenzimet buxhetore të institucioneve të caktuara. Gjithçka që nuk është e mundur të përdoret deri në fund të vitit të ri- deklaroi Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Paralajmërimet janë se do të shkurtohen të gjitha kostot joproduktive dhe investimet kapitale për të cilat nuk ka kushte për t’u realizuar këtë vit. Qeveria deri më tani nuk zbulon se cilat projekte do të jenë të parat që do të bien nga gara dhe e që ishin planifikuar të financoheshin me para të shtetit.

Qeveria

“Derisa nuk votohet propozim- rishikimi si propozim qeveritar në Parlament, informimi për ndryshim të çdo pozicioni do të ishte spekulim, duke pasur parasysh se ka një diskutim qeveritar ku duhet të diskutohet propozimi.”

Rishikimi duhet të jetë gati deri në fund të kësaj jave dhe duhet të publikohet më së voni deri të hënën. Në mes të majit, u miratua rishikimi i parë buxhetor këtë vit. U mor vendim për të rritur thesarin e shtetit me rreth 54 milion euro dhe me këtë të thellohet edhe deficiti buxhetor në 750 milion euro.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button