Meghan dhe Harry do të kthehen për herë të parë në Pallatin Mbretëror në Kensington

Duka dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Harry, do të kthehen në Pallatin Mbretëror Kensington këtë Vit të Ri për disa projekte me rëndësi dhe ky lajm ka bërë jehonë në media.

Kjo do të jetë hera e parë që ato do të bashkohen me familjen dhe kryesisht me Princin William e partneren e tij Kate Middleton, me të cilët kanë pasur marrëdhënie të tensionuara që prej largimit të tyre.

Pavarësisht problemeve të së shkuarës, ribashkimi i tyre po pritet me interes të madh dhe mbetet për t’u parë çdo të ndodhë.

Meghan Markle zbuloi disa javë më parë se gjatë verës kishte abortuar një fëmijë dhe këtë e rrëfeu përmes një letre shumë prekëse. Ndërkohë së fundmi ajo është shfaqur për herë të parë në publik pas lajmit të dhimbshëm dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë. Dukesha u shfaq në edicionin special të CNN, i quajtur “CNN Heroes” për  të falenderuar gjithë heronjtë që na shpëtuan në këtë vit të vështirë.

“Disa prej tyre unë i njoh dhe të tjerë i duartrokas nga larg. Këta njerëz qëndruan në këmbë dhe u siguruan që të mos mungonin nevojat bazë në komunitete. Ata u siguruan që njerëzit rreth tyre të mos vuanin nga izolimi, ata na treguan të gjithëve se edhe në kohët më të errëta, kur ne bashkohemi me njëri-tjetrin, kemi fuqinë t’i rikujtojmë dikujt tjetër se ka shpresë dhe se të gjithë do të jemi mirë”, shprehet Meghan në një video.

LEXO EDHE:

Back to top button