Meghan Markle me mesazh për rëndësinë e votës


Meghan Markle ka vendosur së fundmi që të flasë me ndjekësit e saj me anë të një ‘live stream’ mbi rëndësinë e votës në zgjedhjet elektorale.

“Kur mendoj për të votuar dhe pse kjo është kaq e rëndësishme për të gjithë ne, do ta përcaktoja si: Ne votojmë për të nderuar ata që erdhën para nesh dhe për të mbrojtur ata që vijnë pas nesh. Kjo është ajo që ka të bëjë me komunitetin. Ne jemi vetëm 75 ditë larg nga dita e zgjedhjeve dhe është aq shumë afër e megjithatë ka shumë punë për të bërë deri në atë kohë”, është shprehur Markle në videon e saj.

Meghan foli për rëndësinë e grave që përdorin zërin e tyre, zgjedhjet e ardhshme dhe theksoi se ndonëse ka qenë një vit i vështirë për të gjithë, secili duhet të bëjë zgjedhjen e vetë dhe t’i gëzohet të tashmes.

LEXO EDHE:

Back to top button