Meghan shfaqet në publik pasi zbuloi se po bëhet sërish nënë

Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhen sërish prindër. Bebushi numër dy është rrugës!

“Archie, i cili pritet të mbushë 2 vjeç më datë 6 maj do të bëhet vëlla i madh. Duka dhe Dukesha i Sussex-it do të bëhen prindër për herë të dytë”, rrëfeu një burim për PEOPLE.

Meghan dhe Harry e njoftuan lajmin e tyre të shtatzënisë përmes një fotografie bardhë e zi, ku Meghan shfaqet e shtrirë në prehrin e Harry-t. Dukesha e Sussex-it mbante veshur një fustan nga Carolina Herrera.Shtatzënia ka nisur ta ndryshojë Dukeshën, e cila është shfaqur për herë të parë në publik pas këtyre lajmeve.

Ata mbajtën një fjalim të shkurtër në një video për ‘Spotify’ që promovon podcast-in e tyre “Archewell Audio” dhe të gjithë sytë ishin tek Meghan.

Ajo është fryrë në fytyrë dhe ka shtuar disa kilogramë, teksa dukej e lumtur krah bashkëshortit të saj. Meghan dhe Harry do të bëhen sërish prindër në fund të pranverës.

“Harry dhe Meghan gjithmonë kanë dashur disa fëmijë, një vëlla ose motër për Archie. Ata janë duke planifikuar me entuziazëm ardhjen në jetë të bebit. Është një ëndërr e bërë realitet. Foshnja do të vijë në fund të pranverës”- tha një burim për Us Weekly.

Lajmi i gëzueshëm, të cilin ata e publikuan në Ditën e Shën Valentinit vjen pasi Meghan, 39, zbuloi se ajo pësoi një abort korrikun e shkuar.

“Të humbasësh një fëmijë do të thotë të mbash një hidhërim pothuajse të padurueshëm, të përjetuar nga shumë persona, por të folur nga pak”, shkroi ajo në një ese të publikuar nga New York Times më 25 nëntor.

Meghan dhe Harry, 36, zyrtarisht hoqën dorë nga rolet e tyre si mbretërorë vitin e shkuar. Dëshira e tyre për të pasur një jetë normale familjare luajti një rol në vendimin e tyre novator. Një burim i pallatit mbretëror tha për PEOPLE se në kohën e lindjes së Archie, “ata e dinin se do të trondisnin” me shkëputjen e tyre nga gjiri mbretëror.

LEXO EDHE:

Back to top button