Meghan tregoi edhe këtë tipar të princ Harryt që nuk e dinim


Meghan Markle dhe Princ Harry kanë treguar shpeshherë mbi raportin që gëzojnë me njëri-tjetrin edhe publikisht. Së fundmi në një bisedë me Gloria Steinem, dukesha e Sussex ka pohuar se Harry është shumë suportiv ndaj çdo problematike që familja mbretërore ka ndjekur.

Ajo ka pohuar gjithashtu se Harry ka qenë përherë feminist duke mbështetur kauzat më të rëndësishme që janë trajtuar deri më tani nga vetë ata. Markle e ka mbyllur bisedën duke pohuar se ndihet me shumë fat që ka dikë si Harry i cili e suporton në çdo moment.

Kujtojmë se Meghan dhe Harry janë zhvendosur që prej muajit qershor në shtëpinë e tyre të re në Santa Barbara.

LEXO EDHE:

Back to top button