Merret vendimi, nesër hapet qendra e koordinimit për eksportet e drithërave ukrainase në Stamboll
Merret vendimi, nesër hapet qendra e koordinimit për eksportet e drithërave ukrainase në Stamboll
Një qendër e përbashkët koordinimi (JCC) për eksportet e grurit ukrainas sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB do të hapet në një ceremoni në Stamboll të mërkurën, tha ministria e mbrojtjes së Turqisë, sipas The Guardian.
Ukraina, Rusia, Turqia dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara nënshkruan marrëveshjen javën e kaluar për të rifilluar eksportet e grurit të Ukrainës, të cilat ishin bllokuar pas pushtimit të Rusisë ndaj fqinjit të saj.
Të gjitha palët gjetën më në fund gjuhën e përbashkët në lidhje me çështjet teknike, si siguria e lundrimit në rrugët e transportit, si dhe kontrollet e përbashkëta në hyrje dhe dalje të porteve.