Meta firmos kallëzimin penal kundër Kuvendit për këtë arsye
Në një njoftim për shtyp, Meta është shprehur se kallëzimi do të depozitohet në Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokurorinë e Tiranës dhe për dijeni në Prokurorit të Përgjithshëm. Presidenti e akuzon Kuvendin për manipulimin dhe falsifikimin të provave të reja të paraqitura në Gjykatën Kushtetuese në seancën e datës 4 shkurt.
Kallëzimi i Metës bëhet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë nga dita në ditë vendimin për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit. Kushtetuesja më 7 shkurt u tërhoq për të dhënë një vendim të arsyetuar brenda 30 ditëve. Sipas përfaqësuesve të Kuvendit, Meta ka shkelur rënd detyrimin e presidentit për të ruajtur unitetin kombëtar dhe ka bërë thirrje për dhunë në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke mbajtur edhe anësi politike.








