Mexhiti: Mbështes politikat e BDI-së, por aty ku do vlerësoj se e ka gabim do votoj kundër   

Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti i cili u tërhoq nga pozicioni i shefit të grupit parlamentar, u shpreh në “Programi 200”, se një hap të këtillë ka ndërmarr për të mos ndikuar edhe deputetët e tjerë të BDI-së me qëndrimet e tija. Ai tha se edhe më tej do të mbështes politikat e BDI-së, por se nuk do të hamendet që të votoj kundër aty ku e kanë gabim.

Dorëheqja apo tërheqja nga shef i grupit parlamentar është për disa arsye. Pra e them publikisht që kam vërejtjet e mia, përfaqësoj një mendim ndryshe gjatë kësaj periudhe brenda BDI-së, me vërejtjet e mia ndaj këtij ekzekutivi dhe duke mos dashur ti fus në siklet deputetët tjerë, pra ti ndikoj prej pozicionit të koordinatorit, duke dashur që të jem më i qartë në qëndrimet e mia, sepse në njërën anë sulmoj zëvendëskryeministrin apo politikat e ekzekutivit, në anën tjetër duhet në parlament prej atij pozicioni ti mbroj apo ti votoj ato qëndrime dhe për ti heq këto kontradikta mendoj që hapa rrugën që të ketë një koordinator tjetër i cili do të mund të bisedoj me grupet dhe ti baraspeshoj këto këto koncepte dhe më lehtë ta kryej detyrën e tij”, u shpreh Mexhiti.

Do ti bindeni koordinatorit të ri?

Jo, mendoj se prej pozicionit të deputetit do të jem më i lirë për të mbrojtur qëndrimet e mia, më lirshëm dhe pa hamendje se mund ti ndikoj deputetët tjerë”, nënvizoi Mexhiti.

A mund të votoni kundër, nëse do të ketë interpelanca të ministrave.

Aty ku do të vlerësoj se e ka mirë, publikisht do i mbështes, aty ku do të mendoj se  e ka gabim do të votoj kundër”, tha Mexhiti

LEXO EDHE:

Back to top button