Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska ka paralajmëruar se ka përfunduar shpërndarja e teksteve shkollore

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska ka paralajmëruar se ka përfunduar shpërndarja e teksteve shkollore

" "

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska ka paralajmëruar se ka përfunduar distribuimi i teksteve shkollore. Sipas Janevskës, për shkollat që nuk kanë tekste shkollore pasi nuk i kanë porositur me kohë, Ministria e Arsimit do t’i sigurojë në format PDF, që të mund të  publikohen në faqen e internetit të Shërbimit Pedagogjik. Janevska ka paralajmëruar rregullore të re për porositjen e teksteve shkollore. Pavarësisht që kërkesa për numrin e librave dorëzohet në Maj, Janevska tha se shumë shkolla fillore në vend vazhdojnë të përballen me mungesë të teksteve shkollore si rezultat i mosmenaxhimit të duhur të drejtuesve të shkollave.

“Ka tekste shkollore, gjithçka që shkollat kërkuan, gjithçka është dorëzuar. Ministrisë nuk i intereson nëse shtyp një milion apo një milion e dyqind mijë tekste shkollore sepse kemi një marrëveshje kornizë për shtypje. Pra, ajo që është kërkuar është dorëzuar. E përsëris edhe një here, çdo tekst shkollor i fundit i kërkuar nga Ministria është siguruar. Prandaj, nuk pranoj që mund të thuhet se nuk ka tekste shkollore. Nëse janë në gjendje më të mirë apo më të keqe, kjo varet nga komisioni që i ka pranuar, nga drejtorët, dhe tani e tutje besoj se kjo çështje duhet të mbyllet dhe se nuk do të kemi probleme të tilla në të ardhmen”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

LEXO EDHE:

Back to top button