Miranda Kerr pranon publikisht se do më shumë Katy Perry-n se ish-in e saj Orlando Bloom

Miranda Kerr u shpreh se është “shumë mirënjohëse” që ish-i i saj Orlando Bloom ka Katy Perry-n në jetën e tij, pasi siç tregon ajo, “më ndihmon të merrem me të” teksa bashkëpunojnë për prindërimin e fëmijëve të tyre.

Miranda Kerr është e lumtur të shohë romancën mes Katy Perry dhe ish-it të saj, ndërsa ata vazhdojnë të komunikojnë për bashkë-prindërimin e fëmijëve.

Ditën e martë, Miranda, e ftuar në podcast-in ‘Moments With Candace Parker’   tregoi se është bërë mjaft e afërt me këngëtaren e hitit “Firework”, e cila u fejua me Orlando-n në vitin 2019. Miranda, e cila tani është e martuar me bashkëthemeluesin e Snapchat Evan Spiegel, ka një djalë 10-vjeçar të quajtur Flynn me ish-burrin e saj Orlando.

“Ne shkojmë me pushime së bashku dhe festojmë të gjitha ngjarjet e rëndësishme së bashku”, tregoi modelja australiane 38-vjeçare në lidhje me marrëdhënien që ka me Orlando-n dhe Katy-n. “Unë e dua atë. Me siguri mund të them që e dua më shumë se babai i Flynn.”

Miranda vazhdon të flasë për yllin 44-vjeçar të Carnival Row dhe të fejuarën e tij duke u shprehur, “Për mua tani, ai është si një vëlla. Dhe shumicën e kohës, një vëlla i bezdisshëm. Kështu që ajo më ndihmon të merrem me të sepse mund të merret me të , dhe jam shumë mirënjohëse që ajo është me të. Sepse thjesht heq presionin nga unë “.

LEXO EDHE:

Back to top button