E veshur me të zeza nga koka tek këmbët, të gjithë sytë ishin tek Bella dhe i dashuri i saj

Bella Hadid na tregoi dhe një herë stilin e saj tepër të veçantë ditën e enjte në një shëtitje në Londër me të dashurin e saj Marc Kalman.

E veshur me të zeza nga koka te këmbët, 24- vjeçarja kishte kombinuar një këmishë lëkure me një T-shirt dhe pantallona të gjera, teksa i dashuri i saj mbante një bluzë të bardhë me mëngë të gjata nën një bluzë të zezë të shoqëruar me pantallona të errëta.

Në fotografitë e kapura nga ‘paparazzi’ dukej Bella me flokët e saj brune, teksa mbante një palë syze dielli. Ajo gjithashtu kishte mbuluar hundën dhe gojën e saj me një maskë të zezë, ndërsa në dorën e djathtë mbante një pallto me print leopardi.

Ndërkohë, kujtojmë se pak ditë më parë modelja bukuroshe, e cila njihet si si ikona e fustaneve të kuq në Festivalin e Kanës ka treguar se disa vite më parë një nga fustanet e saj e ka bërë të ndihet keq.  Në një intervistë për “Vogue”, 24-vjeçarja u kthye pas në vite duke rikujtuar paraqiten e saj në festivalin e Kanës në vitin 2016-të. Asokohe ajo zgjodhi për eventin një fustan nga Alexandre Vauthier, që i nxirrte në pah çdo aset dhe u shpreh se ajo veshje e bëri të ndihej shumë nervoze.

LEXO EDHE:

Back to top button