Mozzik me sa duket po sjell një bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar

Dihet tanimë që aty ku ‘vë dorën’ Mozzik kënga do bëhet hit. Këtë e ka vërtetuar pasi çdo projekti i tij muzikor numëron miliona klikime dhe dëgjohet kudo. E teksa po prisnim lançimin e albumit të tij me Loredanën, reperi duket se po na surprizon me një bashkëpunim tjetër që nuk është fare i zakonshëm.

Mozzik ka publikuar dy Instastory në llogarinë e tij, teksa në njërën ka kapur ‘screenshot’ këngën ‘Shihemi n’përkujtime” pjesë e albumit ‘Kanuni i Katilit’ të reperit shumë të dashur nga publiku Unikkatil. Ndërsa në tjetrën, Mozzik ka ripostuar një fotografi të vjetër mes tij dhe Unikkatil.

Nuk dihet nëse këto postime të Mozzik janë thjesht një mbështetje dhe rikujtim i kohërave të vjetra me mikun e tij apo janë shenjat e para të paralajmërimit për një bashkëpunim.

Ndërkohë kujtojmë se, reperi i hitit ‘Madonna’ ende nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me thashethemet për një ndarje të mundshme mes tij dhe Loredanës. Teksa të gjithë po prisnin me padurim këngët e radhës të albumit ‘No Rich Parents’, çifti duket se nuk kanë ndërmend të jenë më të qartë me ndjekësit e tyre. Kënga e fundit e publikuar nga dyshja e artistëve është ‘Nëse don’, projekt në të cilin zbuluan se të ardhurat e albumit do të shkonin për fëmijët në nevojë.

LEXO EDHE:

Back to top button