Në Kabul mes shumë modeleve mbulojnë dhe fytyrën e Beatrix Ramosaj

Nuk ka të madh e të vogël që nuk ka dëgjuar për marrjen e pushtetit në Afganistan nga talebanët. Kjo gjë ka shkaktuar tmerr tek popullsia e sidomos tek gratë që pritet t’ju mohohet çdo e drejtë ashtu siç ka ndodhur dikur. Ndaj të gjithë po bëjnë çfarë është e mundur që të shpëtojnë.

Në këto përpjekje për të mbrojtur të drejtat e grave, një burrë është fotografuar teksa mbulon me bojë posterat e modeleve të vendosura në një sallon bukurie në qendër të Kabulit.

Ndoshta po pyesni veten, po Beatrix Ramosaj çfarë pune ka këtu? Para disa kohësh këngëtarja ka realizuar një set fotografik në Stamboll për një kompani turke dhe imazhi i saj ishte vendosur në këtë qendër salloni në Kabul. Vetë Trixa e ka publikuar këtë gjë në Instastory-in e saj dhe ka zgjedhur të mos japë asnjë koment dhe vetëm ta shoqërojë me dy emoji që shprehin një fytyrë të keqardhur.

Shumë të famshëm si shqiptarë ashtu dhe të huaj kanë reaguar në lidhje me këtë ngjarje të tmerrshme që po ndodh në Kabul. E teksa Shqipëria është në pritje të disa prej qytetarëve afgan njerëzit janë ndarë në grupe nëse shteti ka apo jo kapacitetin e duhur për t’i mirëpritur.

LEXO EDHE:

Back to top button