Miss Puerto Rico dhe Miss Argjentina martohen bashkë

Miss Puerto Rico dhe Miss Argjentina martohen bashkë

Një histori dashurie e ëmbël dhe e fshehtë! Ish-Miss Argjentina Mariana Varela dhe dikur Miss Puerto Rico Fabiola Valentín zbulohet se u martuan fshehurazi.

Përpara se të ndanin lajmin e tyre surprizë në Instagram, të sapomartuarat, të cilat nuk e konfirmuan kurrë se ishin në lidhje, folën vetëm për ‘miqësinë’ e tyre në mediat sociale.

Në një postim që e ndanë të dyja në Instagram shkruhet “Pasi vendosëm ta mbajmë lidhjen tonë private, ne po ju hapim dyert në një ditë të veçantë”.

Lajmi u prit mjaft mirë në platformën e mediave sociale, duke grumbulluar më shumë se 127,000 pëlqime dhe 5,800 komente në vetëm tre ditë.

Dy gratë vijnë nga dy nga vendet më progresive të Amerikës Latine kur bëhet fjalë për të drejtat e LGBTQ+.

Argjentina u bë vendi i parë në rajon që legalizoi martesat e të njëjtit seks kur e bëri këtë në korrik 2010 dhe, megjithë një të kaluar më të ashpër, Puerto Rico tani është në prag të prezantimit të një projektligji që do të mbrojë çiftet e të njëjtit seks.

LEXO EDHE:

Back to top button