Mlladenova: 50 për qind e fëmijëve në çerdhet e Shkupit, nuk janë të vaksinuar

Mlladenova: 50 për qind e fëmijëve në çerdhet e Shkupit, nuk janë të vaksinuar

Gazetare: Ajnur Bafqari

Pothuajse 50 për qind e fëmijëve në çerdhet në territorin e Shkupit nuk janë të vaksinuar ose janë pjesërisht të vaksinuar me Di-Te-Per. Kështu thonë të dhënat e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, i cili me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë po kryen kontrolle të jashtëzakonshme nëpër të gjitha çerdhet publike dhe private në vend.

“Sipas informacioneve të para që i morëm nga terreni, mund të them se pothuajse 50 për qind e fëmijëve që janë nëpër çerdhe në territorin e Qytetit të Shkupit nuk janë të vaksinuar ose janë pjesërisht të vaksinuar me vaksinën Di-Te-Per. Personalisht vlerësoj se është një fakt shqetësues për këtë shoqëri. Vlerësoj se kontrollet do të vazhdojnë edhe në vazhdim. Drejtorët na siguruan se do ta respektojnë masën, e për këtë ne do të verifikojmë… Në qytetet tjera kemi përfshirje me vaksinim me Di-Te-Per mbi 95 për qind, në qytetet tjera prindërit janë të përgjegjshëm dhe i respektojnë obligimet. Shihet qartë se problemi është këtu në Shkup”, tha Renata Mlladenovska, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor.

Nga ana tjetër ka reagime nga prindërit që për shkaqe shëndetësore nuk mund të vaksinojnë fëmijët e tyre. Nëna e një vajze katërvjeçare, thotë se edhe pse vajza e saj posedon vërtetim se nuk guxon të vaksinohet, ajo sot nuk është pranuar në çerdhe. Ajo kërkon zgjidhje.

“Gjithashtu edhe prej mjekes së vet e ka si vërtetim se vajza ka reaksione anaflaktike, që nuk mund të merr vaksina deri në një moshë të caktuar, ajo mund të jetë moshë 8-10 vjeçare, nuk guxoj me vaksinu vajzën. Mirëpo këta këtu në isnpektoriat as nuk dëshirojnë të dëgjojnë, as nuk të dëgjojnë se ti dëshiron një zgjidhje, as nuk të japin zgjedhje…Nuk po vi vetëm të ua hapi derën, sot ja kam humbur ditën e punës, shkaku se në 10 ora të natës, na u paraqitën prej çerdhes, nuk guxoni me i pru nesër fëmijët, për çfarë arsye kur I kam të gjitha dokumentet”, tha Renata Mlladenovska, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor.

Nga Inspektorati thanë se në raste kur fëmija nuk mund të marrë vaksinën, nevojitet dokument nga mjeku specialist, me të cilin vërtetohet gjendja. Dokumenti dorëzohet në çerdhe, pas çka nuk do të ketë problem për pranimin e fëmijës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button