Modelja terrorizohet nga fansi i rrjeteve sociale që tenton t’i hyjë në shtëpi

Një modele e re e rrjeteve sociale ka treguar së fundmi sesi një prej fansave të fiksuar me të, tentoi t’i hynte në shtëpi dhe e ndoqi teksa ishte me pushime në Ibiza.

21 vjeçarja britanike Abigail Furness, thotë se është tmerruar nga fushata 1 vjeçare e përndjekjes prej 37-vjecarit Jamie Spears.

I fiksuari me vajzën, e kishte spiunuar ate në dhomën e saj të gjumit dhe e kishte ndjekur në rrugë pasi ishte joshur prej saj në rrjetet sociale me pagesë, ku ajo postonte foto të zhveshura.
Ai e kishte ndjekur më tej teksa ishte me pushime në ishullin spanjoll të Ibiza dhe i kishte dalë përpara teksa vajza ishte me shoqet e saj.

Abigail tashmë tregon: “Jamie ma beri jetën ferr”.

“Prej kohësh jetoja gjithnjë në frikë se ai po më vëzhgonte, tani që më në fund është prapa hekurave, mund të vazhdoj përpara me jetën time”.

Tmerri kishte nisur në qershor 2020 kur Abigail vizitoi prindërit në rajonin lindor te Kent për 20-vjetorin e saj.

Teksa priste vizitat nga miqtë e saj, në derë u shfaq një burrë me një shishe shampanje, që ajo nuk e njihte.

Abigail supozoi se ai ishte dikush me të cilin kishte qenë në shkollë, dhe pranoi kur ai i kërkoi një përqafim dhe një foto.

Por vajza u tmerrua kur në kartolinën e tij shkruhej “JP Master” që ishte një nga të abonuarit në llogarinë e saj erotike në rrjet.

“Nuk e di sesi kishte gjetur adresën e prindërve të mi.

“Më zuri paniku dhe shpejt i thashë të mos më kontaktojë më”.

“Dhe ai më kërkoi falje dhe tha se nuk do të ndodhë më”.

Disa ditë më vonë Abigail kishte dalë për Pazar në qytetin bregdetar të Brighton kur Spears i doli përpara në rrugë.

Ajo bashkë me shoqen e saj u larguan me vrap por Spears nisi t’i thotë Abigail se e dashuronte se donte të rrinte me të.

Spears vijonte të ndiqte Abigail në rrugë, teksa vajza i lutej njerëzve të panjohur ta mbanin larg.

Duke tentuar të linte pas episodin e pakëndëshëm vajza u nis për një udhëtim pune e pushimi në Ibiza me një shoqen e saj.

Abigail punonte si kërcimtare në Ibiza, por tmerri nisi përsëri kur Spears i dërgoi një mesazh duke i thënë se dhe ai ishte me pushime në ishullin bregdetar.

Ajo shpjegon: “Isha e tmerruar. Miqtë e mi më qetësonin dhe më merrnin me vete për të dalë mbrëmjeve që të hiqja mendjen.”

“Por po atë natë Jamie ishte jashtë barit ku po qëndrojë unë me miqtë dhe më shikonte nga dritarja”.

“Kur unë tentova të dal pa u dalluar nga bari, ai më kishte ndjekur në shtëpnë e pushimit”.

Por pas ndjekjes disa herë të Abigail, Spears u detyrua të largohej nga Ibiza kur u konfrontua me miqtë e saj.

Pas kthimit në Angli Abigail nisi vitin e tretë në universitet ndërsa Spears vazhdonte përndjekjen e tij thuajse ccdo ditë.

Abigail thotë se kishte nisur të kishte frikë të dilte nga shtëpia kur miqtë e saj i thanë se kishin parë Spears në kopshtin e shtëpisë së saj duke shikuar brenda dritareve.

Në disa raste përndjekësi kishte veshur maskime si syze e kapele për të mos u identifikuar.

Më në fund ajo telefonoi policinë dhe një urdhër ndalimi i dha kundër përndjekësit.

Por kjo nuk e ndaloi atë derisa në prill 2021 ai u arrestua për shkelje të urdhrit të ndalimit.

Përfundimisht Spears është dënuar me 14 vjet burg për shkelje të urdhrit të distancimit, ndërsa Abigail thotë se ndjehet e sigurtë: “Shpresoj të vazhdoj përpara me jetën time dhe të mso e shoh më kurrë”.

Ajo shton se nuk deshiron te mendoje per kohen kur fansi i saj i fiksuar te dale nga burgu.

LEXO EDHE:

Back to top button