Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë

Moti sot në orët e paradites do të jetë me vranësira mesatare, ndërkohë që pasdite do të paraqiten kushte për reshje shiu. Vende vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar. Temperature minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 19 deri në 25 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira, pasdite me reshje shiu dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë rreth 9 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 22 gradë Celsiusë.

LEXO EDHE:

Back to top button