Moti sot me vranësira i shoqëruar me reshje shiu gjatë gjithë ditës

Moti sot do të jetë me vranësira me reshje të shiut, ndërsa në pjesët malore të vendit do të ketë reshje të borës. Reshjet përkohësisht do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të natës.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në pesë gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga dy deri në nëntë gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë i vranët me reshje ku temperatura maksimale do të arrijë deri në tre gradë celsius.

LEXO EDHE:

Back to top button