MPB: 141 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut në Shkup

MPB: 141 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 141 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 19 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 6 gjoba për përdorim të telefonit, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 9 për mosdhënien përparësi gjatë kalimit 4 gjoba iu shqiptuan vozitësve fillestar dhe tre gjoba iu shqiptuan këmbësorëve./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button