“Ndoshta nuk po bëj çdo gjë mirë”, Loredana bën urimin e ndjerë për Hanën

Sot, Hana Aliu, vajza e Mozzik dhe Loredanës bën 2 vjeçe. Reperi ishte i pari që i bëri një dedikim publikisht të bijës, duke shprehur gjithë krenarinë për të. Ndërsa Loredana i ka kushtuar vogëlushes disa fjalë shumë të ndjera dhe i ka dhënë disa mesazhe që do i vlejnë për gjithë jetën.

Ajo ka publikuar në Instagram dy foto të ëmbla me të voglën e saj, me të cilën përpiqet në maksimum të kalojë pjesën më të madhe të ditës. Loredana shprehet se po bën më të mirën për Hanën dhe pavarësisht se nuk i gjendet pranë në disa momente gjithmonë e ka mendjen tek ajo. Reperja thotë se ka mundësinë t’i blej çdo gjë vogëlushes së saj, por nuk e bën këtë gjë, sepse ajo duhet të mësohet me faktin se jo të gjithë fëmijët mund të marrin gjithçka duan.

“Ndoshta nuk po bëj çdo gjë mirë , por ti duhet ta dish se po bëj më të mirën. Ndoshta udhëtoj shumë, por duhet ta dish se je gjithmonë në mendjen time dhe do e bëj për të ardhmen tënde.  Ndoshta ndonjëherë sillem ashpër me ty, por dua që të edukohesh mirë dhe të kuptosh që tani çfarë është respekti dhe dashuria. Ndoshta nuk do të blej gjithçka, edhe pse mundem, por duhet ta dish se jo çdo fëmijë ka mundësinë për të marrë gjithçka. Por gjeje çfarë? Jam shumë krenare për ty! Në moshën 1-vjeçare mund të thoshe gjithë alfabetin, ndërsa 14-muajshe mund të numëroje deri në 30. Por ajo që bën më mirë dhe që më bën pafundësisht krenare, është që i ndan gjërat me të tjerët. Ti je jeta ime… uroj që Zoti të jetë gjithmonë me ne kudo, pa pasur rëndësi se ku shkojmë. Gëzuar ditëlindjen Hana.”, shkruan Loredana.

LEXO EDHE:

Back to top button