Ndotja e ujit në Strugë, banorët shpërfillin ndalesën për përdorim teknik

Ndotja e ujit në Strugë, banorët shpërfillin ndalesën për përdorim teknik

Gazetar: Miki Trajkovski

Përkundër rekomandimit për ndalimin e ujit nga ujësjellësi i qytetit në Strugë për të gjitha përdorimet, qytetarët thonë se nuk kanë zgjedhje tjetër, andaj për mbajtjen e higjienës personale e përdorin ujin.

“Higjienën personale e mbajmë me ujin që na del nga çezmat. A jeni të vetëdijshëm se kjo mund të shkaktojë sëmundje të lëkurës? Ne jemi të vetëdijshëm, por nuk kemi si ta zgjidhim problemin”, tha një banor i Strugës.

“Po me çfarë tjetër të lahemi, çfarë të bëjmë. Po të kishte dikush përgjegjësi nuk do të ishte kështu, por nuk ka kush të mbajë përgjegjësi”, tha një banor.

Disa thonë se shkojnë deri në Ohër te miqtë ose të afërmit për t’u larë.

“Ia bëjmë disi në qytete të tjera, mbushim ujë nga çezmat private. Shkojmë në Ohër në restorante, në apartamente private për t’u larë, çfarë të bëjmë, duhet të gjendemi disi”, u shopreh një tjetër banor i Strugës.

Duke u bazuar në rezultatet e fundit, nga Qendra e Shëndetit Publik thonë se ndalesa mbetet në fuqi edhe disa ditë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button