Në Beograd përfundon panairi ndërkombëtar “Wine Vision Open Balkans”.

Në Beograd përfundon panairi ndërkombëtar “Wine Vision Open Balkans”.

Në Beograd sot përfundon panairi i parë ndërkombëtar “Wine Vision Open Balkans” i cili mbahet në kuadër të Samitit Open Balkans, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Panairi u hap më 1 shtator nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrat e Maqedonisë dhe Shqipërisë Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama.

Afro 400 ekspozues dhe prodhues të verës nga më shumë se 22 vende morën pjesë në “Open Balkans Wine Vision” në Panairin e Beogradit, nga të cilët 160 ekspozues ishin nga Serbia, 26 nga Shqipëria, ndërsa 47 ekspozues ishin nga Maqedonia e Veriut. Përveç vendeve anëtare të Ballkanit të Hapur, kishte ekspozues edhe nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Franca, Kili, Argjentina, Italia, Rumania, Moldavia, Afrika e Jugut dhe vende të tjera. Në fokus ishte edhe ushqimi, si një lloj tradite, me pesë mjeshtër kuzhinierë nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria. Në këtë aktivitet kishte blerës nga BE, SHBA, Kina dhe vende të tjera nga Lindja. Për turizëm janë rezervuar gjithsej 300 metra katrorë, ku ishte e pranishme edhe Agjencia e Maqedonisë për promovimin e turizmit.

Maqedonia e Veriut nën sloganin “Shioje Jetën” mori pjesë në Panair me 42 kantina të verës dhe tri distileri duke promovuar mbi 300 verëra dhe raki të ndryshme, si dhe prodhues ushqimesh që përfaqësojnë kuzhinën autentike maqedonase.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka ndarë dje “Open Balkan Wine Trophy” për varietetin më të mirë autokton të Tikveshit për verën e kuqe “Barovë 2019” dhe “Open Balkan Wine Trophy” për varietetin “portokalli” të Kamnikut për verën Portokalli-2019. Verërat u vlerësuan nga një juri prej 25 gjyqtarësh ndërkombëtarë, pesë prej të cilëve ishin “mjeshtër të verës”.

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dje në Open Balkans u takua me homologun e saj serb, Nebojsha Stefanoviq, me të cilin diskutoi për disa tema, duke përfshirë bashkëpunimin në mbrojtje mes dy vendeve, si dhe pjesëmarrjen aktive në nismat rajonale që janë katalizator për një siguri më të fortë rajonale dhe stabiliteti.

Në ditën e dytë të Open Balkans në Beograd u mbajt pjesa politike e Samitit, në të cilin përveç presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të pranishëm ishin edhe kryeministri maqedonas dhe atij shqiptar Dimitar Kovacevski dhe Edi Rama, kryeministri malazez Dritan Abazoviç, presidenti i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe ministrat e jashtëm të Hungarisë dhe Turqisë, Peter Szijjártó dhe Mevlüt Çavuşoğlu.

Në Samit u nënshkruan marrëveshje për mekanizmat e sigurisë ushqimore në Ballkanin Perëndimor ndërmjet ministrave të bujqësisë të tri vendeve, Ljupço Nikolovski, Frida Krifca dhe Branislav Nedimoviq.

U nënshkrua edhe një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizive është nënshkruar edhe ndërmjet ministrave të Kulturës nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, nga Republika e Serbisë.

LEXO EDHE:

Back to top button