Në Bullgari po mbahen zgjedhjet parlamentare

Në Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Shkup, një numër qytetarësh ushtruan të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare në Bullgari. Për ta bërë këtë, ata duhej të tregonin dokumenti të vlefshëm personal të lëshuar nga Bullgaria para këshillit zgjedhor. Anëtarët e këshillit lejuan që procesi i votimit të regjistrohej, por nuk dhanë deklaratë ose informacion shtesë. Votuesit gjithashtu ishin të mbyllur. Ata me të cilët kemi arritur të flasim i treguan pritjet e tyre.

“Marrëdhëniet midis dy vendeve duhet të përmirësohen dhe të gjitha vendet me fqinjët e tyre duhet të funksionojnë si duhet dhe unë besoj se gjithçka do të jetë në rendin më të mirë dhe do të shkojë në drejtim pozitiv.”

“Së pari, Maqedonia duhet të njohë që ka pakicë bullgare.
– A prisni që marrëdhëniet midis dy vendeve të përmirësohen?
“Po, ata duhet të përmirësohen.”

“Për të qenë më mirë në Bullgari.”

Zgjedhjet parlamentare në Bullgari janë të parat që nga fillimi i pandemisë. Për herë të parë, nuk kishte media gjatë votimit të Kryeministrit Bojko Borisov. Ata nuk ishin informuar se kur ai do të votojë. Borisov tha se ishte e rëndësishme që Bullgaria të vazhdonte të qeverisej në mënyrë evropiane dhe të qëndrueshme. Ai kritikoi Presidentin Rumen Radev se zgjedhjet mund të caktoheshin një javë më vonë për shkak të valës së tretë të pandemisë.

I shihni të dhënat këto ditë – 25, 22, 21, 18 %, ne tashmë po dalim nga vala e tretë. Ne kemi tejkaluar gjysmë milioni të vaksinuar. Për një javë do të jemi në gjendje më të mirë -deklaroi Bojko Borisov- kryeministër i Bullgarisë.

Presidenti bullgar Rumen Radev tha se ai kishte votuar kundër shpërbërjes së shtetit, kaosit dhe korrupsionit. Ai iu përgjigj Borisovit se zgjedhjet duhej të ishin caktuar shumë më herët.

Zgjedhjet, natyrisht, duhet të ishin mbajtur më herët, vitin e kaluar. Kaosi do të ishte shmangur dhe jeta e shumë bullgarëve do të ishte mbrojtur. Mijëra familje dhe kompani bullgare do të ishin shpëtuar nga falimentimi – tha Rumen Radev – president i Bullgarisë.

Sipas sondazheve të fundit të opinionit, GERB ka avantazh solid ndaj BSP-së opozitare të Kornelia Ninova. Rejtingu i GERB është rreth 27 përqind kurse i BSP-së rreth 19 %. Thuhet se frika nga bartja e virusit korona, mund të zbraps një pjesë të votuesve. Disa analistë parashikojnë që nëse dalin rreth 45 %, do të jetë në favor të GERB dhe kështu është e mundur që ata të qëndrojnë në pushtet, por nëse dalin më shumë se 51 %, opozita mund të përpiqet të formojë qeveri të re. Parashikimet për partinë VMRO-BND të zëvendës kryeministrit dhe ministrit të mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov, janë të ndryshme- gjegjësisht disa thonë që ai nuk do të jetë në gjendje të hyjë në parlament kurse disa vlerësojnë se do të fitojnë rreth 4 % të votave.

Për qeverinë në Maqedoni, këto zgjedhje janë të rëndësishme sepse presin të ulet retorika negative që ishte e pranishme në periudhën e kaluar nga ministrat bullgarë. Nga Shkupi presin që nga nesër të ketë qasje më racionale në bisedime dhe se do të gjendet një zgjidhje për problemet e hapura nga Sofja në lidhje me gjuhën maqedonase, identitetin dhe historinë, nga zgjidhja e të cilit varet leja për seancën ndërqeveritare të Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian.

Alsat

 

LEXO EDHE:

Back to top button