Në Shkup janë sanksionuar 174 shofer, 93 për tejkalim të shpejtësisë

Në Shkup janë sanksionuar 174 shofer, 93 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar me intensifikimin e kontrolleve aksionare në zonën e qarkullimit rrugor.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 174 masa, nga të cilat 93 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, tetë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 10 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit, tre sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, tre masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe).

Kontrollet vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thоnë nga MPB-ja.

LEXO EDHE:

Back to top button