​Nëna kërkon vajzën 15 vjeçare të fejuar

​Nëna kërkon vajzën 15 vjeçare të fejuar

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të bashkëjetesës me personin nën moshën 16 vjeçare në Prizren. Të hënën rreth orës 09:00, një grua ka raportuar se vajza e saj, 15 vjeçare, para 3 muajsh është fejuar me një person të moshës 25 vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë, familjet kishin marrëveshje që martesa të mos bëhej para se vajza të arrijë moshën madhore. Ndërsa i dyshuari kishte marrë vajzën e ankueses dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Rasti është nën hetime.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button