Nënë për herë të dytë, ky është portreti familjar i Rona Nishliut

Në dhjetor të 2020-tës Rona Nishliu solli në jetë fëmijën e saj të dytë. Këngëtarja u bekua me një djalë, që e pagëzoi me një emër shqiptar, Bardhyl.

“10.12.2020 ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer. Në ditë të rëndësishme si këto por dhe të ngarkuara emocionalisht nga situata pandemike, mbikqyrja profesionale shëndetësore është gjithçka. Mirësi e mirëqenie për të gjithë të porsalindurit por dhe gjithë fëmijët, në këtë kohë pandemie. Ju dua”, shkroi Rona ditën i vogli erdhi në jetë.

Ndërkohë së fundmi këngëtarja ka ndarë për herë të parë një fotografi të portretit të plotë familjar. Në imazhin e postuar në Instagram ajo shihet e lumtur përkrah bashkëshortit të saj, vajzës, Noa dhe djalit të vogël.

“Gëzuar Shën Valentinin e vonë! Na falni, por ishim të zënë duke krijuar kujtime të çmuara”, ka shkruar Rona përkrah fotos familjare.

Këngëtarja u bë nënë për herë të parë në korrik të 2019-tës, kur solli në jetë vajzën e saj. Pak muaj para se vogëlushja të vinte në jetë, Rona kurorëzoi me martesë në fshehtësi të plotë dashurinë e saj me partnerin, për të cilin kemi shumë pak informacione. Këngëtarja e ka mbajtur gjithmonë jetën e saj private larg vëmendjes mediatike dhe ndaj e kemi parë të shfaqet shumë rrallë edhe në rrjete sociale me njerëzit e saj më të afërt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rona Nishliu (@rona1shliu)

LEXO EDHE:

Back to top button