Nëse doni të shkurtoni faturën e energjisë elektrike, fikni këto 8 “vampirë energjie” që çdo familje i mban ndezur gjatë gjithë kohës

Nëse doni të shkurtoni faturën e energjisë elektrike, fikni këto 8 "vampirë energjie" që çdo familje i mban ndezur gjatë gjithë kohës

Me ardhjen e stinës së ftohtë të dimrit, shumë familje janë në kërkim të mënyrave për të ulur konsumin dhe kostot e energjisë

Në mes të një krize të kostos së jetesës që prek miliona njerëz, një ekspert ka veçuar tetë pajisje, të njohura si “vampirët e energjisë”, që harxhojnë energji dhe para edhe kur nuk përdoren.

Fikja e këtyre pajisjeve mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të ulur faturat tuaja dhe për të pasur një ndikim pozitiv në mjedis. Edhe pse mund të duket e parëndësishme, fikja e pajisjeve që mbeten në modalitetin e gatishmërisë mund të bëjë një ndryshim të madh.

Ian Palmer-Smith, një ekspert në pajisjet shtëpiake, paralajmëron për pajisjet që përdorin energji edhe kur nuk janë aktive. Ndër “vampirët e energjisë” më të zakonshëm janë makinat larëse, pjatalarëse, tharëse, televizorë, furra me mikrovalë, monitorë, printera dhe aparate kafeje.

Ai tregon në mënyrë specifike pajisjet e ngrohjes së ujit, pasi ato konsumojnë më shumë energji edhe në modalitetin e gatishmërisë.

“Pajisjet që duhet të ngrohin ujin përdorin shumë energji – kjo është arsyeja pse lavastoviljet, lavatriçet dhe kazanët kanë një konsum kaq të lartë të energjisë”, thotë Ian, transmeton The Sun.

Palmer-Smith këshillon se mënyra më e mirë për të kursyer para është thjesht të fikni pajisjen. Kjo mund të parandalojë shpenzimet e panevojshme dhe është veçanërisht e rëndësishme para motit të ftohtë të ardhshëm, i cili sjell me vete fatura dhe shpenzime më të larta.

LEXO EDHE:

Back to top button