Neziri flet për strategjinë komunikuese të LSDM-së drejtuar votuesve

Analisti Xhelal Neziri, në Magazina Ekonomike, ka folur në lidhje me siq tha ai strategjinë komunikuese të LSDM-së, drejtuar votuesve të tyre, që nuk kanë qenë mjaftueshëm të motivuar që të votojnë sërish këtë parti.

Neziri, është shprehur se ajo që po bëjnë LSDM-ja, është se nëse votuesit nuk përkrahin kandidatët e tyre, është rreziku që të kthehet një VMRO e periudhës 2006-të – 2016-të, shkruan Alsat.

“Ajo që tani tenton ta bëjë, me siguri është strategji komunikuese e vetë LSDM-së, është që të paraqesë rrezikun pikërisht te votuesit të cilët nuk kanë qenë mjaftueshëm të motivuar që të votojnë sërisht LSDM-në. Dhe ajo që bëjnë është se nëse nuk përkrahni kandidatët e LSDM-së është rreziku që të kthehet një VMRO e periudhës 2006-të – 2016-të, është shumë evident, dhe pikërisht kjo, ose edhe dorëheqja e paralajmëruar e Zaevit është në këtë vijë, pra nëse ju nuk votoni LSDM-në, do të dorëhiqet kjo kryesi dhe faktikisht do të hapet një rrugë që VMRO-DPMNE të vijë në pushtet”, u shpreh ai./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button