Neziri: Në raundin e dytë nuk mund të pretendohet të dalin më shumë votues, se sa që kanë dalë në raundin e parë

Në Magazina Ekonomike, analisti Xhelal Neziri, ka thënë se në raundin e dytë nuk mund të pretendohet të dalin më shumë votues, se sa që kanë dalë në raundin e parë, shkruan Alsat.

Ai ka sqaruar në detaje këtë gjë, duke theksuar se krejt kjo është si pasojë e koalicioneve parazgjedhore.

“Mendoj se me koalicionet parazgjedhore, ajo votë e shqiptarve në komunat me etni të përziera, vota e komuniteti pakicë ka vendosur për rrethin e dytë, pra nëse në Shkup ka vendosur vota e shqiptarëve, në Tetovë vendos vota e maqedonëve. Mirëpo në këto zgjedhje, besoj se kjo formulë nuk vlenë, pasi që, kishim kishim koalicione parazgjedhore, pra ato vota vecse janë në konton e Petrov Shilegov dhe të Daniela Arsovska, pra vota që vecse kanë ardhur nga BDI por edhe nga ASH dhe Alternativa, dhe në raundin e dytë nuk mund të pretendohet se do të dalin më shumë votues, se sa që kanë dalë në raundin e parë. Unë mund të them se mund të ndodhë e kundërta, pra të kemi më pak votues në raundin e dytë, se sa që kanë dalë në raundin e parë”, ka thënë Neziri./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button