Nga mesnata çmimet e reja të derivateve të naftes

Nga mesnata çmimet e reja të derivateve të naftes

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,83% në raport me vendimin e datës 27.06.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 0,460%, te nafta ulje për 2,480%, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 2,201% dhe te mazuti ka rritje për 0,032% për çka në strukturën e çmimeve të derivateve të naftës është bërë edhe përshtatja adekuate.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, dhe Mazutit nik ndryshojn kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 109,00 den/litër, EUROSUPERIT BS-98 është 111,50 den/litër deri sa çmimi i mazutit është 53,305 denarë/kg.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) ulet për 2,50 denarë/litër, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i   EURODIZELIT (D-E V) është 106,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), ulet për 2,00 denarë/litër, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i vajit për amvisëri  EKSTRA I LEHTË (EL-1) është 105,00 den/litër.

 Nga data 30.06.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

 Benzinë motori                                   EUROSUPER BS – 95                         109,00 (denarë/litër)

Benzinë motori                                   EUROSUPER BS – 98                         111,50 (denarë/litër)

Naftë motori                                       EURODIZEL BS (D-E V)                     106,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie                              Ekstra i Lehtë 1 (EL-1)                             105,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU                                                                                                                                                  53,305 (denarë/kilogram)

LEXO EDHE:

Back to top button