Nicole Scherzinger vazhdon të sjellë poza ‘të nxehta’ për ndjekësit nga pushimet në Meksikë

Nicole Scherzinger vazhdon të sjellë poza ‘të nxehta’ për ndjekësit nga pushimet në Meksikë

Nicole Scherzinger dukej e pabesueshme teksa u paraqit me bikini në disa poza të realizuara në jaht.

Ish-këngëtarja e grupit ‘Pussycat Doll’, 43 vjeçe, ngarkoi disa fotografi ‘të nxehta’ në Instagram, duke treguar figurën e saj të lakmueshme të trupit.

Nicole i habiti fansat e saj, teksa për të realizuar këto fotografi mori një sërë pozicionesh.

Foto: Nicole Scherzinger/Instagram

Fansat e këngëtares u tërbuan pas fotografive, duke mos i kursyer komentet e zjarrta për të.

Një prej tyre shkroi: “Kjo po i del jashtë kontrollit”.

Një tjetër pyeti: “Pse je kaq e bukur”, dhe një i tretë shtoi: “Mbretëresha”.

Foto: Nicole Scherzinger/Instagram

Nicole aktualisht është me pushime në Meksikë me të dashurin e saj Thom Evans dhe çifti së fundmi ndanë me fansat e tyre në rrjetet sociale një video gazmore në xhakuzi, ku të dy shiheshin duke kërcyer me rroba banje.

Interpretuesja e hitit “Don’t Cha”, Nicole, tregoi figurën e saj të bujshme të trupit teksa po festonte e veshur me bikini ngjyrë jorgavani.

Foto: Nicole Scherzinger/Instagram

Ajo dukej e përsosur me rroba banje me bikini në stilin tanga, të cilat nxirrnin në pah të pasmet e saj të tonifikuara.

Ndërkohë, Thom mund të shihej duke kërcyer së bashku me të dashurën e tij, i veshur me pantallona të shkurtra të kuqe.

Nuk është çudi që Nicole po e shfrytëzon sa më shumë kohën e saj të lirë, pasi tabloidi britanik The Sun zbuloi se ajo është duke u rikthyer në muzikë si solo këngëtare.

Duke njoftuar rikthimin e saj, ajo tha gjatë një shfaqjeje intime në Los Angeles: “Kam bërë disa shkrime dhe kompozime së fundmi, duke punuar në këtë album”.

Nicole ka regjistruar tashmë disa këngë pas bashkëpunimit me një sërë këngësh të njohur.

LEXO EDHE:

Back to top button