Nis protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë

Nis protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë

Ka nisur protesta e thirrur kundër rritjes së çmimeve në Tiranë. Qytetarët janë mbledhur në sheshin Skënderbej dhe më pas nga aty, do të drejtohen për te Kryeministria.

Pjesëmarrësit në protestë do të jenë nga studentët e duke përfunduar me moshat e treta, që kërkojnë rritje të pensioneve.

Do dalim në rrugë me qindra e me mijëra, po nuk ranë çmimet do bjerë qeverië”, më këto thirrje ka nisur protesta e qytetarqve kundër rritjes së çmimeve.

Që prej fillimit të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe të karburanteve mijëra qytetarë janë mbledhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Ata kanë pasur të njëjtat thirrje, “të ulen çmimet”, “kërkojmë një jetë me dinjitet”.

LEXO EDHE:

Back to top button