Nisma për ndërtimin e shkollës fillore në Idrizovë ka mbetur në harresë

Pandemia duket se ka zhdukur nismën për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Idrizovë të komunë së Gazi Babës. Nga komuna sërish nuk morëm përgjigje se çfarë ka ndodhur me këtë nismë dhe nëse dokumentacioni i duhur është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit. Nga Këshilli i prindërve të fshatit Idrizovë shprehen të revoltuar për neglizhencën e institucioneve. Thonë se ato po tallen me fatin e nxënësve të Idrizovës, të cilët nga klasa e gjashtë e deri në atë të nëntë nuk mund të mësojnë shqip në shkollën fillore “Njegosh” në Jurumleri.

- Advertisements -

 Nëse mundet në fshatrat e Mariovës, për një nxënës të udhëtoj një mësuese çdo ditë që ta mësoj atë në gjuhën maqedonase, atëherë pse nuk mundet edhe nxënësit tonë. Përgjigjja e fundit është që as kryetari i komunës po as ministrja e Arsimit, Milla Carovska në një mënyrë shumë të keqe janë sjellë për arsye se as nuk kanë dashur që të përgjigjen, apo as që ta mbajmë një mbledhje ne me ata si prind dhe të gjejmë një zgjidhje. Ata tërë kohën na kanë injoruar sikur mos të ekzistojmë- deklaroi Bajram Bajrami, Këshilli I prindërve të Idrizovës.

 Për këtë problematikë, pyetje dërguam edhe në Ministrinë e Arsimit. Edhe nga ky institucion nuk morëm asnjë përgjigje. Në tetor të vitit të kaluar, ministrja Carovska deklaroi se shkolla në fjalë mund të filloj të ndërtohet në momentin kur të sigurohet leja për ndërtim dhe projekti adekuat. Deri atëherë, nxënësit e Idrizovës janë të detyruar që ciklin e lartë fillor ta vazhdojnë në shkollat e Shkupit ose në fshatin Ognjavë të komunës Petrovec.

Vështirë është, larg nga këtu, duhet të udhëtojmë. Në gjuhën shqipe do të kisha dëshirë të mësoja, është gjuha ime, është edhe më lehtë. A ke menduar të shkosh në ndonjë prej shkollave. Është larg, po edhe nuk dua të ndahem prej shokëve”.

Dua që më shpejt të ndërtohet shkolla. Na kanë premtuar disa herë, shpresojmë që të bëhet shkolla. Për ne që ende jemi të vegjël, është vështirë të shkojmë nëpër fshatra të tjera”.

Në vitin 2019, Komuna e Gazi Babës refuzoi kërkesën për hapjen e paraleleve shqipe nga klasa e gjashtë e deri në të nëntën në shkollën fillore “Njegosh” të Jurumlerit. Më pas mori vendim për ndërtimin e një shkolle të re në Idrizovë ku do të mësonin të gjithë fëmijët e fshatit.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button