Një i vdekur dhe tre të lënduar pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Francë

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Francë

Një aeroplan i vogël u rrëzua të mërkurën në Francën jugore, duke lënë një person të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur, raportojnë mediat lokale.

Aeroplani, i cili transportonte katër persona, u rrëzua pranë qytetit Barcelonnette-Saint-Pons në departamentin Alpes-de-Haute-Provence dhe më pas filloi të digjet, shkruajnë mediat e huaja.

Në vendngjarje janë dërguar helikopterë dhe autoambulanca.

Ndërkohë ka nisur hetimi për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

LEXO EDHE:

Back to top button