Një politikane kroate pritet të bëhet kryeministre e Bosnjës

Një politikane kroate pritet të bëhet kryeministre e Bosnjës

Një politikane veterane kroate e Bosnjës do të bëhet kryeministrja e parë femër në historinë e vendit ballkanik, pasi mori një mandat zyrtar për të formuar një qeveri të re.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Borjana Kristo pranoi rolin e kryeministrit të emëruar të mërkurën, pasi 23 ligjvënës në dhomën e ulët 42-vendëshe të parlamentit të Bosnjës votuan për miratimin e emërimit.

Ligjvënësit nga 10 parti politike që së bashku fituan 24 vende gjatë zgjedhjeve të tetorit të vendit ranë dakord, pavarësisht dallimeve të tyre ideologjike, të mbështesin një qeveri koalicioni shumë-etnik.

Kristo, që ka mbajtur poste të ndryshme legjislative dhe ekzekutive gjatë afro 30 viteve në politikë, tani ka 35 ditë për të formuar një kabinet qeveritar.

Kushtetuta kërkon që qeveria të përfshijë përfaqësues të tre grupeve kryesore etnike të vendit – boshnjakët, kroatët dhe serbët.

LEXO EDHE:

Back to top button