Njëri prej djemve të Dilaver Bojkut kërkohej me fletëarrest

Djemtë e Dilaver Bojkut, u arrestuan mbrëmë në operacionin policor “I arratisuri”. Aksioni u krye nga pjesëtarët e e Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat” të Ministrisë së Brendshme, dhe Departamenti i Kërkimit rreth orës 21:45. Ata i kapën vëllezërit në rrugën rajonale Strugë – Dibër në hyrje të fshatit Veleshtë, i rrethuan dhe i privuan nga liria. Vëllezërit ishin të armatosur me pistoleta. Njëri prej djemve të Bojkut 35 vjeç, ishte në kërkim për tre urdhra të arrestit qendror, dhe një ndërkombëtar me urdhër të Gjykatës Themelore në Strugë për vrasje, tregti të paligjshëm me armë dhe vepra tjera penale. Ai përballet me një total prej 21 vitesh burg. Babai i tyre, Dilaver Bojku-Leku, u dënua për prostitucion të paligjshëm. Në gusht të vitit 2017, ai u vra në Strugë para kafenesë së tij.

LEXO EDHE:

Back to top button