Njihuni me dymbëdhjetë gratë e Edi Ramës, në bordin e qeverisë sapo krijuar!

Kryeministri Edi Rama edhe një herë ka treguar se u jep besim në detyra të larta shtetërore grave dhe vajzave të reja pa rekorde të mëparshme politike duke lënë në hije socialistët e vjetër të tabanit. Kështu, ai ka zgjedhur Frida Krifcën si Ministre të re të Bujqësisë. Ajo nuk njihet nga publiku i gjërë, por është një specialiste në këtë fushë dhe besohet se e njeh shumë mirë ministrinë që do të drejtojë, pasi ka qenë drejtoreshe e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Mesa duket ka ditur të menaxhojë si duhet buxhetin për Bujqësinë që ka marrë këtë besim të lartë të kryeministrit. Ministrinë e Financave ia ka besuar një tjetër eksperteje të kësaj fushe. Bëhet fjalë për Delina Ibrahimajn, e cila prej vitit 2019 ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së tatimeve.

Ajo është diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin Boçoni të Milanos, ku ka kryer edhe Masterin Shkencor për Menaxhim. Në vitin 2015 ka mbrojtur Doktoraturën  për Menaxhim të Bankave dhe Financave në Universitetin e Romës, Tor Vergata.  Nga nëntori 2016 deri në Korrik 2019, Ibrahimaj ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT). Rama po ashtu ka zgjedhur deputeten e Shkodrës, Edona Bilalin, si Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Vajza nga Shkodra njihet si numri i parë në listën e këtij qarku ku PS ka pasur gjithmonë vështirësi në rezultate pasi njihet si zonë e djathtë. Bilali në profesion është konsulente biznesi dhe ka bashkëpunuar me sipërmarrje të mëdha në vend, shkruan newsbomb.al. Mesa duket kjo e ka bindur Ramën që t’i besojë një ministri për këtë çështje. Bora Muzhaqi, një e re që u fut në PS si një yll në ngritje, pasi vinte nga një shkollim anglosankson dhe përvoje pune në Angli, do të drejtojë një ministri pa portofol. Muzhaqi ka mbajtur detyrën e zv/ministres së Arsimit, ndërsa Rama i ka dhënë një zyrë më vete tashmë në Kryeministri, duke emëruar Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët. Një detyrë kjo që duket në pamje të parë si dublim i Ministrisë së Arsimit.

Kaboneti Rama do të ketë në përbërje:

Arben Ahmetaj – Zv.kryeministër

Olta Xhaçka – Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme

Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes

Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë

Bledi Çuçi – Ministër për Punët e Brendshme

Delina Ibrahimi – Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Belinda Balluku – Ministre e Infrasktrukturës, Energjisë

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies

Evis Kushi – Ministre e Arsimit

Frida Krifca – Ministre për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural

Mirela Kumbaro – Ministre për Turizmin dhe Mjedisin

Elva Margariti – Ministre e Kulturës

Qeveria e re do të ketë 4 ministra shteti:

Elisa Spiropali – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilali – Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Bora Muzhaqi – Ministre për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ikonomi – Ministre për Standardet dhe Shërbimet

LEXO EDHE:

Back to top button