" "
Ata ishin dy nga rivalët më të mëdhenj në hip hopin shqiptar që i dhanë fund grindjes së tyre rreth një vit më parë.
Bëhet fjalë për reperët e njohur, Noizyn dhe Stresin, të cilët prej vitesh kanë qenë në polemika e i kanë bërë ‘diss’ njëri-tjetrit.
Ata janë parë shpesh bashkë, ndërkohë që po vazhdojnë të punojnë për të sjell këngë të reja për fansat e publikun.
Së fundmi ka qenë Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) ai i cili ka njoftuar për një këngë të re të quajtur “Noise”.
Ajo që mori vëmendje që hapësirën për komente ka qenë një reagim i Rigels Rajkut (emri i plotë) ku thotë “Faleminderit” duke bërë shaka.









