“Nuk e ke bërë vaksinën, dhe se ka paguar infermieren…”- Tmerrohet nga mesazhi i ndjekëses

Këngëtarja e mirënjohur, Mihrije Braha, zbuloi një ditë më parë se ka bërë vaksinën anti-Covid. Ajo postoi në “Instagram” një video ku tregonte pikërisht momentin e injektimit të vaksinës. Por mesa duket ka nga ata persona që janë skeptikë dhe mendojnë se Mihrije nuk e ka bërë vaksinën dhe publikisht e quajnë “gënjeshtare” Sipas kësaj ndjekëse, këngëtarja po tallet me popullin, pasi ka paguar infermieren që të bëjë sikur po i bën vaksinën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mihrije Braha (@mihrijebraha)

“Zonjë e nderuar mos e gënje popullin se e ke moshën që nuk të falet. Ti hiç se ke bërë, veçse paske paguar para me gjet infermiere për të bërë gjoja është duke e bërë. As maskën s’ka ditur të mbaj, asnjë vaksinë nuk bëhet në atë mënyrë. Prandaj mos bëj video kot, sepse po jep një shembull të keq. Me gjithë respektin për ty, por nuk të falet ty të tallesh”, i ka shkruar ajo. Artistes nuk i ka kaluar ky koment pa e lexuar dhe ka vendosur që t’i kthejë përgjigje menjëherë.

“E nderuar as nuk kam gënjyer, as nuk jam tallur e aq më tepër me më shku mendja me pagu dikënd me bo ksi gjërash që po besoj veç ti i mendon kështu. Tmerruese është kjo çfarë ti mendon unë e kam marrë dhe dozën e dytë para 10 ditëve këtë video e kam bo veç për veti jo për ta publiku… dje u mërzita shumë kur i pashë lajmet dhe se po vdesin vetëm ata të pavaksinuarit e këtë video pas 10 ditësh e ndava me ndjekësit e mi dhe për ata që ende janë me dilema. Vaksinën e kam marrë dhe nuk kam pas as edhe një problem e ju vendosni vetë për veten tuaj. Zoti ju ruajt kudo që të jeni në këtë kohë të vështirë të pandemisë”, i është përgjigjur Mihrija.

LEXO EDHE:

Back to top button