Polonia ia dhuron Kosovës 100 mijë doza të vaksinës Pfizer

Polonia do t’ia dhurojë Kosovës 100 mijë doza të vaksinës Pfizer. Këtë e ka bërë të ditur presidentja e vendit Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter.

“Për më tepër, sot u informova nga autoritetet e Polonisë se do t’ia dhurojnë Kosovës 100 mijë vaksina Pfizer. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që kanë qëndruar pranë nesh gjatë kësaj kohe të vështirë për shkak të pandemisë”, ka shkruar ajo.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë arritur mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer si donacion nga ambasada e SHBA-së.

LEXO EDHE:

Back to top button