Osmani në takim me ambasadorin Hovenier, avancimi i procesit të integrimit në NATO

Në takim është diskutuar për zhvillimet në vend, rajon dhe më gjerë nga ndikimet në ekonomi dhe në fushën e sigurisë nga lufta në Ukrainë. Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në adresimin e pasojave ekonomike nga ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në Kosovë.

Ajo gjithashtu potencoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara është qenësore për thellimin e raporteve dhe bashkëpunimit me NATO-n duke marrë parasysh synimin legjitim të Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike, programit të Partneriteti për Paqe dhe Kartës së Adriatikut. Ndryshe, një ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike, NATO. Objektivat kryesore të këtij grupi do të jenë avancimi i procesit të integrimit në NATO, përfshirja sa më e shpejtë e Kosovës në Partneritetin për paqe, anëtarësimi në Kartën e Adriatikut A 5, fuqizimi i pranisë së Kosovës në mekanizmat tjerë dhe intensifikimi i bashkëpunimit me aleatët strategjik ndërkombëtar.

LEXO EDHE:

Back to top button