Hardinaj-Kurtit: A je në tokë të bukës

Pas shtrenjtimit të vajit ka reaguar ish-kryeministri, njëherit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj ka pyetur kryeministrin Kurti se “A je në tokë të bukës?”.

“Vepro ose lësho rrugë Albin Kurti. A je në tokë të bukës o Albin Kurti. Kush është ka ta saboton shtetin?! A po sheh se matrapazët po ta godasin popullin. Një litër vaj brenda natës po të shtrenjtohet gati dyfish! A je edhe ti pjesë e këtij skenari, apo je shndërruar në ‘komisar për moral’! Zgjohu o Kryeministër e kryje detyrën që ta ka dhënë populli, ose lësho rrugë. A po e sheh se është ka soset durimi”, ka shkruar Haradinaj në “facebook”.

LEXO EDHE:

Back to top button