Pakoja e pestë e masave ekonomike nuk bllokohet vetëm nga koalicioni Aleanca – Alternativa

VMRO DPMNE po shqyrton nëse do të tërheqë amendamentet për Ligjin e Shtetësisë, i cili do ti zhbllokojë edhe ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike. Nga kjo parti opozitare për Alsat thonë se do të presin për të parë propozim vendimin për shtetësi për të marrë një vendim. Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë tërheqjen e amendamenteve të Ligjit të propozuar për Shtetësi në mënyrë që t’i tërheqin menjëherë amendamentet për masat.

Sipas kryetarit të Komisionit për Financa dhe Buxhet Timço Mucunski, nga VMRO DPMNE, ligjet mund të miratohen pa i tërhequr amendamentet. Ligjet për ndihmë të kompanive do të miratoehshin për maksimum tetë ditë pune, por deri më tani Komisioni nuk është caktuar derisa shërbimet parlamentare nuk i përgatisin materialet për seancë.

Aktualisht, sipas procedurës, shërbimet duhet ti përkthejnë dhe përpunojnë ato amendamente, dhe kur të krijohen kushtet e punës, unë, si kryetar i Komisionit për Financa dhe Buxhet, duhet të informohem me shkrim nga Kryetari i Kuvendit, se ka kushte për punë që Komisioni të vazhdojë punën. “Unë nuk kam marrë një informacion të tillë deri më tani- deklaroi Timço Mucunski – deputet i VMRO-DPMNE-së.

Dhe derisa pritet që deputetët të bien dakord se kur do të merren masat, punonjësit e industrisë së tekstilit si më të prekurit nga kriza, u dërguan publikisht letër të gjithë deputetëve.

Shumë kompani, veçanërisht në industrinë e tekstilit, nuk kanë paguar ende pagat e tyre për muajt shkurt dhe mars, kështu që ata janë lënë në mëshirën e të tjerëve. Për shkak të mospagimit të pagave dhe gjendjes së dobët të ndërmarrjeve, punëtorët gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore janë të detyruar të paguajnë privatisht. Ju e dini që kjo do të thotë të ekspozoheni ndaj shumave të mëdha të parave dhe ky është problem serioz për një jetë normale- deklaroi “Punonjësit e zëshëm të tekstilit”

Për shkak të vonesës së masave të pakos së pestë, rreth 16 mijë qytetarë nuk kanë marrë ende pagën e shkurtit dhe rreth shtatë mijë punonjës në industrinë e tekstilit kanë shkuar në pushim kolektiv dy javë.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button