Pasi dha lajmin se ka abortuar, Meghan Markle shfaqet për herë të parë në publik

Meghan Markle zbuloi disa javë më parë se gjatë verës kishte abortuar një fëmijë dhe këtë e rrëfeu përmes një letre shumë prekëse. Ndërkohë së fundmi ajo është shfaqur për herë të parë në publik pas lajmit të dhimbshëm dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë. Dukesha u shfaq në edicionin special të CNN, i quajtur “CNN Heroes” për  të falenderuar gjithë heronjtë që na shpëtuan në këtë vit të vështirë.

“Disa prej tyre unë i njoh dhe të tjerë i duartrokas nga larg. Këta njerëz qëndruan në këmbë dhe u siguruan që të mos mungonin nevojat bazë në komunitete. Ata u siguruan që njerëzit rreth tyre të mos vuanin nga izolimi, ata na treguan të gjithëve se edhe në kohët më të errëta, kur ne bashkohemi me njëri-tjetrin, kemi fuqinë t’i rikujtojmë dikujt tjetër se ka shpresë dhe se të gjithë do të jemi mirë”, shprehet Meghan në një video.

Ky vit ka qenë shumë sfidues edhe për vetë Meghan dhe Princin Harry, pasi humbën fëmijën e tyre të dytë. Në një rrëfim për “The Nee York Times”, Meghan tregoi se e kuptoi se humbi fëmijën e dytë, ndërkohë që po i ndërronte pelenat djalit të saj, Ardchie.

“U ula në katin poshtë me Archie-n në krahë. Po e kuptojë se diçka nuk po shkonte mirë. E dija se ndërkohë që po shtrëngoja fort fëmijën tim të parë, po humbisja të dytin”, shkroi Meghan në rrëfimin e saj që preku zemrat e të gjithëve.

LEXO EDHE:

Back to top button