Peachi për Dodikun e Cvijanoviqin: Këta njerëz janë në rrugë të rrezikshme

I dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, foli sot me rastin e vendosjes së sanksioneve britanike kundër liderit të SNSD-së dhe anëtarit serb të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik dhe presidentes së Republikës Serbe, Zhelka Cvijanoviq.

Mesazhi i tij është publikuar në faqen e Ambasadës Britanike në Bosnjë dhe Hercegovinë në Facebook, ndërsa është transmetuar nga portali Klix.ba.

“Vendimi i sotëm i ministrit të Punëve të Jashtme është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, këta njerëz janë në një rrugë të rrezikshme që dëmton stabilitetin dhe rendin juridik në Bosnje dhe Hercegovinë. Sa më shpejt të bëhet një kthesë në atë rrugë, aq më mirë për qytetarët e BeH,” tha Peach.

Britania e Madhe njoftoi sot se kishte vendosur sanksione ndaj anëtarit serb të Presidencës së BeH-së dhe liderit të SNSD-së, Milorad Dodik, dhe presidentit të Republikës Serbe, Zhelko Cvijanoviq, për përpjekje për të minuar legjitimitetin dhe funksionalitetin e Bosnje-Hercegovinës.

Sanksionet përfshijnë një ndalim udhëtimi dhe një ngrirje të aseteve, tha qeveria britanike.

Këto janë sanksionet e para britanike për politikanët në Bosnjë e Hercegovinë.

LEXO EDHE:

Back to top button