Përplasje fizike mes deputetëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes

Përplasje fizike mes deputetëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes gjatë debatit për personat e pagjetur, ku sipas deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Qeveria e Kosovës ka dëmtuar këtë proces më zotimet e 4 shtatorit në Uashington ku të zhdukurit barazohen me të zhvendosurit.

Për çka me më ardhur marre, ti mos ma përmend mua familjen zotëri sepse nuk ke të drejtë, ti nuk ke të drejtë me fol për familjen time, rri qaty ulu”-tha Saranda Bogujevci, deputete e Vetëvendosjes.

 

Ulu në vend dhe mos e pengoni fjalë deputeten. Ulu dhe mos bërtini, mos filni kot, ka të drejtë me rregullore, mirë mëshoji tavolinës edhe ti nëse don mos po folni fjalë kot”-pohoi Arbërie Nagavci, Nënkryetare e Kuvendit.

Më herët kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti tha se procesi për gjetjen e mbetjeve mortore ka pasur një dinamikë shumë më të madhe

Vlerësoj që çështja e të pagjeturve nuk duhet të politizohet. Me një marrëveshje sikur kjo e Uashingtonit zgjidhja e personave të pagjetur pritet të përshpejtohet, siç e keni pa kohët e fundit procesi për gjetjen e mjeteve mortore ka pasur një dinamikë shumë më të madhe në Kosovë po edhe në Serbi aktualisht po bëhen gërmime për gjetjen e mbetjeve mortore”-tha Avdulla Hoti, kryeministër i Kosovës.

Bogujevci ka paraqitur dy pika të rezolutës, për të cilën u kërkoi deputetëve përkrahje. Në këtë rezolutë thuhet se Kuvendi i Republikës së Kosovës thekson se çështja e personave të pagjetur nuk mund të ndërlidhet kushtëzohet apo varet nga asnjë çështje tjetër. Qeveria e Kosovës duhet të insistojë në adresimin e çështjes së të pagjeturave në harmoni të plotë me standard dhe mekanizma ndërkombëtar. Kuvendi i i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës të mos pranojë të bisedojë me cilindo zyrtar nga Serbia pa ofrimi ne menjëhershëm të informacioneve për vendndodhjen e gjithë personave që nuk janë gjetur luftës së fundit.

 

Shkëlzen Aqifi

LEXO EDHE:

Back to top button